Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i është kthyer propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë dhe fajësimit të qeverive të mëparshme për mungesën e rezultateve të veta.
Përmes një postimi në Facebook të hënën, Hoti ka reaguar pas një videoje të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ka fajësuar ish-qeveritë për dështim dhe shkatërrim të shtetit.
“Pas një viti e gjysmë në qeverisje, në vend që partia në pushtet të promovoj rrugë të reja, shkolla e spitale të reja, njohje të reja për shtetin e Kosovës, stadiume sipas standardeve të FIFA-s, furnizim me ujë për fshatrat që ende nuk kanë ujë, investime në sisteme të ujitjes në bujqësi, ajo parti i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë dhe fajësimit të qeverive të mëparshme për mungesën e rezultateve të veta”, ka thënë ai.
-
Hoti: Vetëvendosja i ka mashtruar qytetarët për 15 vjet
-
Hoti: Videoja e VV-së, propagandë për mashtrim të publikut
-
Hoti: Videoja fashizëm politik, Vetëvendosja e ka prekur fundin tashmë
-
Hoti: Osmani për pesë vjet në shërbim të agjendës shtetrrënuese të bashkëmashtruesit
-
Hoti kërkon lidership të ri në LDK, nënkryetarët mbrojnë Abdixhikun