Mandatari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se legjitimiteti i institucioneve ekzekutive të Kosovës, do të ndodhë në mënyrë demokratike, përmes votës së deputetëve.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se do të zbatohet Kushtetuta, duke shtuar se nuk do të cenohet asnjë shkronjë e saj.
“Legjitimiteti i institucioneve ekzekutive të Kosovës, përmes votimit të Qeverisë së re, do të ndodhë në mënyrë demokratike përmes votës së përfaqësuesve të popullit në Kuvend. Asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cenohet, përkundrazi, ajo do të respektohet e lartësohet”, ka shkruar ai.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dekretuar Hotin për kryeministër të Kosovës, ndërkaq seanca për votimin e tij në Kuvend është caktuar për të shtunën në orën 13:00, me kërkesë të LDK-së.
-
Hoti: Do ta respektoj vendimin e Kushtetueses, Kuvendi të mos shpërbëhet pa u votuar buxheti
-
Thaçi kërkon respektim të vendimit të Kushtetueses e formim të shpejtë të qeverisë së re
-
Thaçi: Isha i bindur se kisha vepruar në përputhje me Kushtetutën
-
Hoti: Me votimin e Qeverisë së re merr fund qeverisja arbitrare
-
Thaçi dekreton Hotin për kryeministër: Gjithçka në përputhje me Kushtetutën