Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se vendimi për masat e reja për mbrojtje nga COVID-19, do të vlerësohet brenda dy javësh.
“Duke parë trendin në rritje të rasteve me COVID-19, sidomos gjatë javës që po e lëmë, sot kemi mbajtur një mbledhje online, ku kemi vendosur masa të reja për parandalim të përhapjes së COVID19. Ky vendim do të vlerësohet brenda dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike, dhe do të vlej deri në një vendim tjetër” ka shkruar ai në Facebook.
Të dielën mbrëma, Qeveria ka vendosur masat e reja anti-COVID.
Sipas masave, gastronomia do të mbyllet nga ora 21:00 deri në 05:00, ndërsa gjatë hapjes duhet të zbatohet distanca në 2 metra, u kërkua që komunat të riaktivizojnë shtabet locale, mbi shkollat e universitetet, kontrolli në kufi, e të tjera.