Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme parlamentare e kërkuar nga opozita për nxjerrjen e një rezolute që ndalon presidentin e këdo tjetër të negociojë për tërësinë territoriale të Kosovës, do të mbahet më 4 shtator.
“Sot kemi mbajtur mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku kemi diskutuar përgatitjet për seancën e jashtëzakonshme për nxjerrjen e rezolutës që i ndalon Presidentit dhe kujtdo tjetër të negociojë për tërësinë territoriale të Kosovës. Seanca do të mbahet më datë 4 shtator 2018”, ka thënë Hoti në një postim në Facebook.
Ai ka thënë se e mirëpret mbështetjen që po i jepet kësaj rezolute edhe nga grupet e tjera parlamentare.
“Pres që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të mbështesin këtë rezolutë. Duhet t’i lëmë anash dallimet tona dhe të bëhemi bashkë për të ndaluar Presidentin që të nxjerrë në pazar territorin e Kosovës”, ka theksuar Avdullah Hoti.
-
Hoti: LDK-ja me mbështetje të VV-së e të PSD-së për seancë të jashtëzakonshme para 7 shtatorit
-
Hoti: Dorëzuam kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të vendosur vijën e kuqe në dialog
-
Opozita dorëzon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme
-
Opozita ka harmonizuar tekstin e rezolutës kundër negocimit të territorit të shtetit
-
Opozita me seancë të jashtëzakonshme synon t’i ndalë negociatat për territor