Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka përfituar shumë sa herë që i ka koordinuar veprimet me Shtëpinë e Bardhë.
Hoti përmes një postimi në Facebook të enjten ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos e rrezikojë këtë mbështetje sepse do të mbetet e izoluar si regjimi i Enver Hoxhës.
“Kur janë koordinuar veprimet tona me Shtëpinë e Bardhë: 1. Ka ndodhur njohja nga Izraeli, 2. E kemi demarkuar praktikisht një pjesë të kufirit me Serbinë, 3. E kemi siguruar mbështetjen për projekte madhore të hekurudhave dhe autostradave, 4. E kemi siguruar mbështetjen nga MCC për gaz dhe energji, 5. E kemi nënshkruar marrëveshjen për insentiva të investimeve dhe qasje në financa në tregje amerikane, 6. E kemi nënshkruar marrëveshjen për teknologji 5G të sigurt. 7. E kemi kornizuar dialogun vetëm për njohje reciproke, pa cenuar integritetin territorial, pa prekur karakterin unitar të shtetit të Kosovës, si dhe duke mos pranuar asgjë pa u nënshkruar marrëveshja për njohje reciproke. Mos e rrezikoni këtë mbështetje, sepse do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës”, ka shkruar Hoti.
Ai ka shtuar se nëse kjo ndodh, Qeveria do të detyrohet t’i lirojë zyrat dhe ta dorëzojë mandatin tek ata që e ruajnë miqësinë me SHBA-në.
-
Hoxhaj: Humbja e Dialogut Strategjik është hap prapa me pasoja serioze
-
Hoti: Kosova s’guxon të largohet nga SHBA-ja, momenti për zërin e qytetarëve
-
Hoti: Kur opozita organizohet për kapje të posteve e jo për kauza, rezultati është ai që pamë të dielën
-
Hoti: Para pesë vjetësh ishim në Shtëpinë e Bardhë, sot suspendohet dialogu strategjik
-
Hoti: Marrëveshja e Washingtonit, mundësi e humbur