Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi të dielën se Kosova ka të drejtë në veprimet e ndërmarra lidhur me targat e serbëve në veri, por që sipas tij, ky veprim s’e ka përkrahjen e miqve ndërkombëtarë.
Ai shkroi në Facebook se nëse veprimet e Qeverisë, çojnë në aktivizimin e KFOR-it dhe të EULEX-it, sipas Hotit, kjo politikë nuk i ka shërbyer interesave të shtetit.
“Nëse këto veprime të Qeverisë, që janë të drejta por që nuk e kanë mbështetjen e miqve vetëm sa i përket kohës së ndërmarrjes së tyre, çojnë në situatë kur në vend të institucione të Kosovës aktivizohet KFOR-i e EULEX-i për të ruajtur rendin dhe sigurinë në ato komuna, atëherë është e qartë se kjo politikë e Qeverisë nuk i ka shërbyer interesave të shtetit të Kosovës”, shkroi ish-kryeministri Hoti.
Sipas deputetit të LDK-së, Kosova ka pasur gjithmonë të drejtë në çdo veprim që ka ndërmarrë në 30 vjetët e fundit.