Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Qeveria e detyroi BQK-në të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore

Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka akuzuar Qeverinë për detyrim të Bankës Qendrore të Kosovës që të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi në mënyrë joligjore.

Ai më tej ka thënë se është shqetësuese se si Qeveria dhe BQK-ja nuk i kanë pranuar kërkesat e aleatit kryesor të Kosovës për shtyrje të zbatimit të rregullores.

“Por pranuan të ulen në tavolinë me palën serbe me kërkesë të ndërmjetësit”, ka shtuar ai në postimin e tij në Facebook.

Hoti ka njoftuar se me kërkesë të opozitës, të mërkurën nga ora 12:00, në Komisionin Parlamentar për Buxhet do të raportojë Guvernatori i BQK-së lidhur pjesëmarrjen e tij në takimin e thirrur në Bruksel, të cilin ai e ka quajtur të pakuptimtë.