Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar largimin e ministrit të Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqi nga mbledhja e fundit e qeverisë.
Më 7 tetor kur Qeveria mbajti mbledhjen, Ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi, ka lëshuar mbledhjen e 34-të të kabinetit të Qeverisë, pasi nga rendi i ditës u hoq një pikë e propozuar nga kjo ministri.
Hoti në televizionin publik ka thënë se për çdo pikë të rendit të ditës që propozohet në Qeveri duhet të jetë i bindur që janë në përputhje me ligjin. Ndërsa ka shtuar se është në kompetencën e tij të plotë që të lëvizë me rendin e ditës sa herë që ai dëshiron, pavarësisht a pajtohen ministrat.
“Po mundohemi t’i zgjidhim problemet brenda shtëpisë, por unë e kam përgjegjësinë si kryeministër të sigurohem që të gjitha pikat që i vendosim në rend dite të bindem që janë në përputhje me ligjin dhe sigurisht që mund të nxjerrin provokim në mbledhje të qeverisë. Sa herë që kam arsye të lëvizi me rendin e ditës unë e bëj këtë, pavarësisht a pajtohen ministrat apo jo”, tha Hoti.
-
Kurti: Opozita po kërkon ta lëmë shtëpinë pa zot
-
Hoti tregon se si Kosova mund ta anulojë marrëveshjen për Asociacionin
-
Hoti: Krizë mbi krizë deri te rënia e qeverisë
-
Hoti: Kosova nuk po qeveriset, krizat e reja po i mbulojnë të vjetrat
-
Krasniqi: Kurti duhet të merret me zgjidhje të krizës, jo me zgjedhje partiake