Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti për arrestimet e sotme: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës duke thënë se fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal në rastin e përfshirë me subvenvcione bujqësore.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka kryer një aksion në disa qytete të Kosovës, me ç ‘rast ka arrestuar dhjetëra persona dhe ka kryer bastisje në disa komuna të Kosovës të cilat kanë rezultuar me sekusestrim të një shume të madhe parash e pajisjeve të tjera.

Hoti në reagimin e tij ka thënë se këta njerëz nuk e meritojnë të jenë në institucione.

“Pres hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të shpejtë ndaj kujtdo që është i përfshirë në rastin e subvencioneve bujqësore. Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal. Këta njerëz nuk e meritojnë të jenë në institucione”, ka shkruar Hoti në facebook.

Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës është bërë në dyshimin se të pandehurit kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke marrë e dhënë ryshfet për subvencione bujqësorë gjatë vitit 2020 dhe 2021.