Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Në demokraci pakica s’mund ta bëjë qeverinë

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), edhe njëherë e ka bërë të qartë se nuk do të futen në koalicion me PAN-in, ku është PDK-ja.

“Ne jemi 29 deputetë që nuk do të lëvizim. Edhe në VV thonë kështu dhe shumica nuk janë për koalicion me PAN-in”, tha ai sonte në televizionin publik.

Ai bëri me dije se do të diskutojnë me VV, për të arritur marrëveshjen qeverisëse, kur, siç ka thënë, herën e dytë do t’u vije radha për të marrë mandatin për themelimin e qeverisë e Kosovës.

Sipas tij PAN së bashku më minoritete kanë 59 deputetë. Hoti tha se demokracia janë burim i shumicës.

“Nuk mund të themelohen institucionet e vendit nga pakica. E nëse arrin t’i bëjë 61 vota, ne do të jemi opozitë”, tha Hoti.

Edhe Hoti thotë se vendi nuk mund të qeveriset nga pakica Arbëri Hoti thotë se vendi nuk mund të qeveriset nga pakica

Hoti i cili është edhe ministër në detyrë i Financave, tha se tendenca për të themeluar qeverinë e Kosovës, nga kontrabandimi nuk i bënë nder as Kosovës.

“Populli i ka dhënë mbështetje PAN-it më shumë dhe u ka dhënë të drejtën. Ata do të provojnë dhe nëse se krijojnë ka të tjerë që e kanë shumicën”, tha Hoti.