Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Me këtë votim mbyllen të gjitha konspiracionet

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pas miratimit të demarkacionit, ka thënë se të gjithë deputetët e LDK-së kanë votuar pro.

“LDK dhe 27 deputetë e saj e kanë dhënë votën. Me këtë votim mbyllen të gjitha konspiracionet e ndryshme dhe presionet që u janë bërë deputetëve në këtë drejtim”, ka thënë Hoti, raporton KP.

Kuvendi sot ka miratuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.