Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti, tash i nominuar për kryeministër të Qeverisë së mundshme në krye me LDK-në, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se mbi 1 miliard euro do t'i mobilizojë Qeveria e tij, për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve do të futen në ekonomi sivjet, për të mbështetur bizneset që të qëndrojnë në treg dhe të mbajnë punëtorët në punë. Ndërkaq, në vitet në vijim do të mbështeten investimet private dhe publike që krijojnë vende pune në prodhim, bujqësi, teknologji dhe sektorë me vlerë të shtuar”, shkruan Hoti.
Hoti, thotë se në zbatimin e masave të kësaj pakoje do të përfshihen odat ekonomike, bankat, shoqatat e profesionistëve, institucionet akademike, komunat, investitorë nga diaspora jonë dhe partnerët ndërkombëtar që mbështesin zhvillimin e Kosovës.
“Legjislacioni i nevojshëm për zbatimin e kësaj pakoje do të procedohet në Kuvend menjëherë pas formimit të Qeverisë së Re. Kjo pako është pjesë e Programit të Qeverisë së Re, që është duke u harmonizuar me të gjithë partnerët e koalicionit qeverisës”, ka përfunduar Hoti.
-
Pas Hotit, edhe Haradinaj premton 1 miliard euro për ekonominë nëse AAK-ja “vjen në pushtet”
-
Hoti kërkon pajtim për miratimin e një pakoje prej 182 milionë eurosh për rimëkëmbje
-
Hoti: Pakoja për rimëkëmbjen ekonomike drejt implementimit
-
Hoti u kërkon deputetëve ta mbështesin projektligjin për rimëkëmbje ekonomike
-
Hoti: Kemi shtuar aktivitetin për futjen e 1.2 miliard eurove në treg