Marrëveshja finale me Serbinë do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti që ka folur në kuvend të Kosovës për bisedimet me Serbinë.
Hoti ka thënë se në përputhje me zotimet e Qeverisë së Kosovës për transparencë të plotë sa i takon dialogut, ka kërkuar që të informojë Kuvendin.
“Detyrimi im për të përfaqësuar Kosovën në dialog buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Edhe parimet mbi të cilat do të qëndrojë marrëveshja me Serbinë mbështeten në këtë Kushtetutë”, ka thënë Hoti.
Sipas kryeministrit, parimi i parë nënkupton se integriteti territorial është i panegocueshëm dhe i pacenueshëm.
Parimi i dytë nënkupton se organizimi kushtetues nuk mund të preket.
“Marrëveshja me Serbinë do të jetë në përputhje me Kushtetutën, Kushtetuta është instrumenti i vetëm që i jep legalitet një marrëveshje të tillë”, ka thënë Hoti.
-
Hoti tregon në pesë pika se si duhet të jetë marrëveshja me Serbinë
-
Hoti i përgjigjet Osmanit: S’do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive
-
Hoti: Qeveria në dialog udhëhiqet nga parimet dhe objektivat
-
Hoti: Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive
-
Hoti: Marrëveshja nuk cenon integritetin territorial të Kosovës