Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se nuk po e ndryshon vendimin për targat sipas kërkesës së SHBA-së, derisa siç ka thënë, udhëheqësit e Policisë i dërgon te EULEX-i për koordinim.
Hoti ka shkruar të premten në Facebook se Kurti për t’i dhënë mesazh SHBA-së po qëndron më shumë jashtë Kosovës.
“SHBA-ja iu ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend. Ndërsa, Kryeministri, për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë se në Kosovë. Vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së SHBA-së, se jemi vend sovran. Por Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e Operacioneve i dërgon te Shefi i EULEX-it për tu koordinuar për çështje të sigurisë?!”, ka shkruar Hoti.
Ai ka publikuar një postim të shefit të EULEX-it, Lars-Gunnar Ëigemark i cili ka shkruar në Tëitter se ka mirëpritur në një takim udhëheqës policorë të Kosovës për t’u koordinuar për çështjet e sigurisë.
-
Kurti: Disa diplomatë amerikanë vlerësojnë se s’po ju ndihmojmë që ta shkëpusin Serbinë nga Rusia
-
SHBA-ja kërkoi ndërrim kursi, Kosova ende pa sinjale për ndryshim
-
Hoti: Para pesë vjetësh ishim në Shtëpinë e Bardhë, sot suspendohet dialogu strategjik
-
Kurti thotë se BE-ja e SHBA-ja po sillen “shumë butë” ndaj Serbisë
-
Kurti: EULEX-i e KFOR-i, tek pas Policisë së Kosovës