Avdullah Hoti, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka kritikuar koalicionin qeverisës duke thënë se kanë qasje kundërshtuese për nismat ligjore nga opozita.
Sipas tij, koalicioni qeverisës nuk po i përkrah iniciativat në të mirë të vendit vetëm sepse ato po vijnë nga opozita.
“Shprehim brengosjen e thellë për qasjen që po përdoret ndaj nismave ligjore që janë në interes të qytetarëve dhe bizneseve. Tri projektligje nga pakoja e dytë fiskale që prekin mijëra bujq ku parashihet heqja e tatimit prej tre për qind për produktet bujqësore, mandej ndryshimet tjera ku parashihet që kompanitë e sigurimeve të shihen si çdo kompani tjetër, të rregullohen çështjet e kompanive të transportit të udhëtarëve e këto tria nuk po përkrahen me arsyetimin e vetëm se kanë ardhur nga LDK-ja. Kjo është logjika qeverisëse që po e ndërtojnë dhe shpresojmë se së shpejti do të përfundojë kjo formë e qeverisjes”, ka thënë në një konferencë për media Hoti.
-
Qeveria kundër nismës së LDK-së për ndryshimin e tri ligjeve
-
Hoti e quan shtetin jofunksional në shumë forma, kërkon mbështetjen qytetare për rrëzimin e Qeverisë
-
Përplasje mes partnerëve të koalicionit, Haradinaj me akuza ndaj Qeverisë
-
Hoti: Qeverisja e PAN-it e ka përkeqësuar gjendjen ekonomike
-
Hoti publikon programin qeverisës të LDK-së