Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Kritikat rreth Marrëveshjes me SHBA-në janë të motivuara politikisht dhe gënjeshtra

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, ka deklaruar se kritikat për marrëveshjet dhe zotimet e arritura me SHBA-në janë të motivuara politikisht dhe të rrejshme.

Hoti në KTV ka deklaruar se çështja e liqenit të Ujmanit do zgjidhet përmes marrëveshjeve, pas studimit të fizibilitetit.

‘Fizibiliteti do të nxjerrë në pah se si do të përdoret kapaciteti i Ujmanit. Ne do të merremi vesh për marrëveshjen përfundimtare. Janë konventat ndërkombëtarë për këto punë”, ka thënë ai.

Për minishengenin ballkanik, Hoti ka potencuar se Kosova është pjesëmarrëse si shtet i barabartë më të tjerat në Ballkanin Perëndimor.

“Ne jemi dakorduar që të bëhemi pjesë si shtet i barabartë si çdo shtet tjetër. Plani i minishengenit është heqja e barrierave për tregti dhe lëvizje e lirë”, ka thënë Hoti.