Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Kosova po i kthehet gradualisht normalitetit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se janari i këtij viti ka qenë më i mirë se ai i vitit 2020, që sipas tij nënkupton se Kosova po i kthehet gradualisht normalitetit.

Hoti ka thënë këto fjalë gjatë vizitës sot te disa kompani në Parkun e Biznesit në Drenas.

Ai bizneseve u ka thënë se e kanë mbështetjen e Qeverisë për zhvillimin e tyre, duke vlerësuar se zhvillimi i sektorit privat është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Gjatë vizitës në Parkun e Biznesit në Drenas, kryeministri Hoti theksoi se, janari i këtij viti ka qenë më i mirë se janari i vitit 2020, që nënkupton se Kosova po i kthehet gradualisht normalitetit”, thuhet nga Kryeministria.

Artikuj të ngjashëm