Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Kosova në kaos institucional, PAN-i shumë aktiv në punësimin e familjarëve në PTK

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar punësimet e fundit familjare që po ndodhin në Telekomin e Kosovës.

“Janë ngatërruar rolet. Shteti i Kosovës është në kaos institucional. Kryetari i Kuvendit merret me mundësitë për investime në teknologji informative në Japoni, ndërkohë Kuvendi është në kaos me 13 seanca të hapura nga viti i kaluar, me KQZ-në e bllokuar, me plot borde e trupa të pa kompletuar. Por, koalicioni PAN është shumë aktiv në punësimin e familjareve të tyre në PTK”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kujtojmë se pas raportimeve të KTV-së, Prokuroria ka nisur hetimet në Telekomin e Kosovës.