Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Bruksel.
Në takimin Hoti ka shprehur falënderimin e tij për misionin e KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se prania e KFOR-it është e një rëndësie të veçantë për forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë pjesë të Evropës Juglindore.
Hoti po ashtu ka thënë se Kosova është e përkushtuar për ndërtimin e një të ardhmeje euroatlantike dhe synimin që sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s, thuhet në njoftim të kryeministrisë.
Stoltenberg tha se NATO-ja do të ofrojë edhe më tej përkrahje të gjithanshme për Kosovën, për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.
Hoti gjatë takimit i ka bërë ftesë Stoltenbergut që ta vizitojë Kosovën kur t’i jepet rasti.