Pas ministrit të Drejtësisë, i cili tha se do ta “forcojë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, huqje ka bërë edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti, duke lajmëruar se nesër do të mbahet seanca e jashtëzakonshme, për ditën e sotme ku u votua Ramush Haradinaj kryeministër, ka thënë se “kjo është dita më fatkeqe e Kosovës ne 17 vite pavarësi”.
“Me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK dhe mbështetur nga Grupi Parlamentar i VV-së, nesër në orën 10 mbahet Kryesia e Kuvendit dhe në orën 12 debati parlamentar që u mohua sonte nga PAN. Qeveria e diktuar nga Beogradi nuk mund të vazhdojë kështu. U dakorduan me Beogradin për Qeverinë e Kosovës. Kjo është dita më fatkeqe e Kosovës në 17 vite pavarësi”, ka shkruar Hoti, raporton Koha.net.
Mirëpo, gabimin e ka përmirësuar pak minuta më vonë, duke treguar se e ka pasur fjalën për 17 vite liri, e jo pavarësi. “Kjo është dita me fatkeqe e Kosovës në 17 vite liri”.