Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka deklaruar se gjatë vikendit janë vaksinuar rreth 10 mijë qytetarë me vaksinën anti-COVID, ndërsa në total, numri i të vaksinuarve ka shkuar në rreth 41 mijë.
Hoti ka deklaruar në SOT se procesi i vaksinimit po vijon sipas planit, duke pasur një rrjedhje të mirë dhe sipas tij, e rëndësishme është që procesi ka fituar dinamikë dhe numri i atyre që duan të marrin vaksinën është rritur.
“Në total kemi mbi 41 mijë të vaksinuar. Procesi vijon edhe sot. Është krijuar një stabilitet, ekipet kanë krijuar bashkëpunim më të mirë, kolegët tanë nga komunat kanë ardhur për të parë se si duhet bërë vaksinimi. Fakti që kemi kombinuar vaksinat u ka dhënë qytetarëve më shumë mundësi që ta marrin vaksinën”, ka shtuar ai.
Zyrtari i MSH-së ka potencuar se janë në pritje të kontingjentit të dytë nga UNICEF-i me rreth 38 mijë doza, ndërsa nga fundi i majit pritet të vijnë 100 mijë vaksina Pfizer.
“Do shkojmë drejt një procesi që do të shtrihet, tash procesi ka hyrë në binarë të drejt. Po punojmë me qytetarët që t’i mësojmë sesi ata të aplikojnë për vaksinim përmes platformës. Gjatë javës do të krijojmë lehtësime të tjera për aplikim për vaksinim. Dje ka pasur vullnetarë që kanë kontaktuar personat që do të vaksinohen sot, kjo po bëhet për të shmangur tollovi. Personeli shëndetësor, ka pasur një lloj hezitimi në fillim, numri i atyre që e kanë marrë AstraZenecan janë rreth 5 mijë”, ka thënë ai tutje.
Hoti ka thënë se për vaksinim janë regjistruar 13 mijë e 500 nga personeli shëndetësor.
-
Mbi 708 mijë vaksina të administruara deri tash
-
Mbi 781 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID-19
-
Gati 800 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID
-
Mbi 754 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID
-
Mbi 737 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19