Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pasur sot një bisedë telefonike me komisionerin e BE-së për Fqinjësi e Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Hoti ka diskutuar për situatën politike në vend dhe atë me pandeminë COVID-19. Ndër të tjera në bisedë është ngritur shqetësimi për hyrjen ilegale të vaksinave anti-COVID në Kosovë, pa procedura të rregullta të importit apo donacionit për produkte medicinale, për të cilat nuk dihet origjina.
“Kjo sjellje e Republikës së Serbisë u konsiderua e papranueshme dhe institucionet e Kosovës kanë iniciuar veprimet e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtu veprime”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Sa i përket vaksinës anti-COVID, Varhelyi, e siguroi Hotin se një sasi e vaksinës do të arrijë në Kosovë në të njëjtën kohë sikurse në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. E Hoti ka thënë se në kuadër të planeve të vaksinimit janë të përfshirë gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.
Hoti në bisedën e ka siguruar Varhelyin se Kosova do të vazhdojë të ketë stabilitet institucional e fiskal dhe do ta trajtojë me prioritet menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe do t’i kryejë të gjitha obligimet që dalin karshi procesit të integrimit në BE.
-
Varhelyi përballet në Kosovë me kritika rreth mosheqjes së vizave
-
Hoti takon Varhelyin, bisedojnë për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi
-
Kryeministri Hoti në Bruksel, takon zyrtarë të lartë të BE-së
-
Hoti dhe Varhelyi bisedojnë për dialogun dhe liberalizimin e vizave
-
Varhelyi sot viziton Kosovën