Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj Policisë së Kosovës.
Deputeti i LDK-së ka thënë se është muaji i katërt që policët nuk marrin shtesat për rrezikshmërinë në punë dhe se kjo “tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësisë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri”.
“Ky është muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë. Vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, pasi duhet futur të dhënat në sistemin e Thesarit në Ministrinë e Financave. Por të mos paguhen për katër muaj tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri, si dhe ndaj familjeve të tyre që çdo ditë janë të shqetësuar kur i përcjellin për punë”, ka shkruar Hoti në Facebook.
-
Hoti: Qeveria Kurti s’po punon në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, do të ketë largim të kuadrove
-
Hoti: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Kurti ka sjellë vetëm dështime
-
Hoti: Qeveria dëmshpërbleu me miliona kompanitë, injoroi të tjerët
-
Hoti: Qeveria e detyroi BQK-në të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore
-
Hoti: Qeveria ka marrë borxh për skema sociale e shkrim të ligjeve