Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hotelet e bregdetit të Shqipërisë me ofertë të përbashkët

Hotelet turistike në bregdetin e Shqipërisë janë bashkuar për të ofruar një ofertë të përbashkët në mënyrë që të përballojnë fluksin e turistëve.

Këtë fakt e ka bërë të ditur presidenti i Shoqatës së Hotelierëve në Shqipëri, Zak Topuzi. Rritja e numrit të turistëve gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka bërë që një pjesë e hoteleve të përmirësojnë kushtet dhe standardet e shërbimit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërtimi i hoteleve në bregdet pas viteve ’90 u bë në një mënyrë të çrregullt dhe shumë spontane duke dëmtuar rëndë këtë shërbim. Ndërkohë që ngritja e resorteve me kapacitete të mëdha tashmë është kthyer në domosdoshmëri.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në muajin maj një projektvendim të Qeverisë për uljen e TVSH-së për akomodim (fjetjen) në sektorin e turizmit në 6% nga 20% që aplikohej më parë. Vendimi erdhi pas një kërkese disavjeçare që ka bërë sektori i turizmit në Shqipëri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.