Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paralajmërohet rritje, por minimale, e çmimeve gjatë sezonit veror në Shqipëri

Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit i Kosovës, deklaroi se pandemia dhe lufta në Ukrainë kanë ndikuar që të bie numri i turistëve në Shqipëri e Kosovë, ndonëse siç tha ai, me hapjen e sezonit të verës, do të ketë sërish shtim të turistëve.

Ai deklaroi të hënën në “SOT” të KTV-së se në sezonin e verës pritet të ketë ngritje çmimesh, por që do të jenë minimale.

“Pandemia dhe kriza e kanë bërë të veten. Në Kosovë kemi ngritje të çmimeve. Është normale që në këtë sezon do të ketë ngritje të çmimeve, edhe pse nga takimet që i kemi pasur me aktorët institucionalë, kemi marrë premtimin se këto çmime të ngrihen minimalisht. Kjo mund të them që ka ndikuar edhe te pjesa e ndryshimit të klimës dhe resorteve që po ndërtohen në Shqipëri dita-ditës. Kemi çmime edhe më të larta nga sa jemi mësuar t’i shohim”, deklaroi Hoti.

Ai deklaroi se muajin e ardhshëm pritet të ketë mbledhje mes dy qeverive, në të cilën pret që të ketë diçka konkrete për ta rritur bashkëpunimin në aspektin e turizmit.

“Është një rënie, por prap se prapë Kosova do ta zgjedhë Shqipërinë, pa e anashkaluar edhe Ulqinin dhe Turqinë”.

Edhe Kosovarët ankohen për shtrenjtim, por thyejnë rekord në kërkesat për oferta pushimesh SOT Kosovarët ankohen për shtrenjtim, por thyejnë rekord në kërkesat për oferta pushimesh

E, Petrit Riza nga kompania Barileva Turist, deklaroi se çmimet sivjet do të jenë më të përshtatshme, por që ende janë duke u negociuar mes operatorëve. Ai shtoi se vërehet një numër i madh i turistëve në Shqipëri e Kosovë.

“Ne kosovarët i kemi zgjatur sezonet, duke nisur nga fillimi i marsit. Kjo ka ndikuar që turizmi të lulëzojë. Çmimet janë të ulëta. Ne iu kemi ofruar klientëve tanë çmime minimale. Vendet tona janë bërë rajone globale për turizëm”, shtoi ai.

Për shkuarjen e shqiptarëve në Turqi për pushim verore, Riza tha se ka ndryshuar struktura e të shkuarit. Sipas tij, qytetarët që në vitet e kaluara kanë shkuar në Turqi, tash po kthehen nga Shqipëria, e ata që deri më tani i kanë kaluar pushimet në Shqipëri, po shkojnë në Turqi.

“Pushuesi e ka parë që më mirë është të lahen në Shqipëri, sesa të shpenzohen të hollat në Turqi. Shqipëria ofron shumë më tepër, por ka një dinamikë tjetër. Problemet që i ka Shqipëria janë me stafin. Ka mungesë të stafit për shkak të ikjes së banorëve jashtë”, tha ai.

Ndërkohë, për lehtësim të rezervimeve operon platforma “Trip Tour Albania”, që Behar Mehmeti tha se funksionon për t’ia mundësuar çdo pushuesi, ta njohë vendin se ku do të vendoset.

“Ideja e platformës është që ta bëjmë më të lehtë pjesën se çka mund të vizitojnë, jo vetëm për Shqipëri por për trevat shqipfolëse. Ideja është që të mos plasojmë vetëm turizmin veror, pjesën që e njohim mirë, por Shqipëria ka shumë për t’u vizituar. Ka turizëm dimëror, ka kulturë. Është ideja ta prezantojmë Shqipërinë dhe jo vetëm. Ne organizimin e një pushimi në Shqipëri ta bëjmë më të lehtë. Ideja është që të digjitalizohen të gjitha operatorët ekonomikë. Ne po përgatitemi dhe po punojmë që të jetë koha për ta digjitalizojmë ofertën e turizmit”, deklaroi ai.

Sipas Mehmetit, me platformë synohet që të ndryshohet turizmi tradicional i shqiptarëve.

Edhe Hoti: Kosova rrezikon humbje ekstreme në turizëm me liberalizimit të tregut të energjisë Arbëri Hoti: Kosova rrezikon humbje ekstreme në turizëm me liberalizimit të tregut të energjisë

“Me platformë, edhe për diasporën do të ishte ndihmesë e madhe. Shqipëria ka zgjedhje të larmishme. Ne i kemi problematikat tona në bashkëpunim institucional. Me operatorët në Shqipëri i kemi gjithmonë dyert e hapura, por me Kosovën jo aq. Nuk është synimi që ta prezantojmë vetëm Shqipërinë e Kosovën. Ka shumë për t’u parë edhe në Maqedoni të Veriut e Mal të Zi”.