Jugu i Shqipërisë mbetet destinacioni më i populluar gjatë tre muajve të verës me turistë të huaj e vendas.
Jo pak herë plazhet dhe restorantet e bregdetit jugor vendosen në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të çmimeve të larta dhe abuzuese, shkruan sot “Koha Ditore”. Por këtë vit anulimi i disa rezervimeve në jug, kryesisht në Sarandë, ka bërë që të ulen disi çmimet e hoteleve dhe restoranteve në disa plazhe, por për qytetarët shqiptarë kostoja mbetet sërish e lartë.
“Çmimet janë më shumë të përballueshme për ndërkombëtarët sesa për shqiptarët, qofshin ato nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia e Veriut”, shprehet një pushues nga Kosova në Sarandë.
Situata e tensionuar politike në Shqipëri mund të ketë frenuar fluksin hyrës të pushuesve në këtë vend. Kriza politike në Shqipëri, që është zhvendosur me protesta shpesh të dhunshme ndaj institucioneve në rrugë, rrezikon të prishë imazhin e Shqipërisë për vitin në vijim.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
- 200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’ua tregojë gishtin e mesëm!
-
Rama: Sivjet u rrit numri i turistëve nga Kosova, absurde rritja e çmimeve në jug
-
Rama: Sivjet është rritur numri i turistëve nga Kosova, rritje absurde e çmimeve në jug
-
Shqipëria mirëpret më shumë turistë, por me çmime më të larta
-
Hotelierët në Vlorë ankohen për mungesë të fluksit, turistët për çmime të larta