Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe te monumenti i ushtarëve të NATO-s, në prag të 19 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
“Fushata ajrore e NATO-s, që filloi më 24 mars 1999, ishte vendimtare për lirinë e popullit të Kosovës. Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme heroizmit të grave dhe burrave të NATO-s, që u flijuan në shërbim të mbrojtjes së jetës dhe shpëtimit të një populli të tërë të pambrojtur”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Më datën 24 mars shënohet përvjetori i 19-të i ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj në Ditën e Çlirimit: Përjetësisht falënderues ndaj SHBA-së dhe NATO-s
-
Haradinaj: Më 24 mars 1999 NATO-ja i dha fund fushatës së egër të regjimit të Millosheviqit në Kosovë
-
Haradinaj: Kosova gjithnjë mirënjohëse ndaj NATO-s
-
Haradinaj: 24 Marsi i vitit 1999 shënon fillimin e historisë së re të Kosovës
-
Kurti: Ndërhyrja e NATO-s, rezultat i sensibilizimit ndërkombëtar për tragjedinë në Kosovë