Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 19 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Në objektin e Qeverisë në paraditen e sotme është vendosur një flamur, si vazhdimësi e falënderimit për rolin e pazëvendësueshëm të NATO-së për çlirimin e vendit.
“24 Marsi i vitit 1999 shënon fillimin e historisë së re të Kosovës, kur bota e lirë ndërpreu një fushatë të rëndë spastrimi dhe përndjekje të popullit të Kosovës. Populli i Kosovës do t'i jetë përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, Presidentit Bill Clinton, Sekretares Madeleine Albright, Gjeneralit Wesley Clark, ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe gjithë botës demokratike që kontribuuan për lirinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj. “Përjetësisht mirënjohës”, ka shtuar krejt në fund.
-
Haradinaj në Ditën e Çlirimit: Përjetësisht falënderues ndaj SHBA-së dhe NATO-s
-
Haradinaj: Më 24 mars 1999 NATO-ja i dha fund fushatës së egër të regjimit të Millosheviqit në Kosovë
-
Homazhe të Haradinajt te monumenti i ushtarëve të NATO-s
-
Kurti: Ndërhyrja e NATO-s, rezultat i sensibilizimit ndërkombëtar për tragjedinë në Kosovë
-
Maqedonci: 24 marsi 1999 shënoi momentum të ri për Kosovën