Me intonimin e himnit të Kosovës, himnit kombëtar shqiptar dhe me një minutë heshtje, Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën komemorative kushtuar jetës dhe veprës së Adem Demaçit, i cili vdiq dje në Prishtinë, në moshën 82 vjeçare.
Në orën 12:00 kanë filluar homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës, të cilat do të përfundojnë në orën 20:00. M
e vendim të Këshillit Organizativ, i cili përbëhet nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentari Kadri Veseli, nënkryetarët Xhavit Haliti, Aida Dërguti, Kujtim Shala, si dhe nga Glauk Konjufca e Ahmet Isufi, varrimi i Adem Demaçit do të bëhet ditën e shtunë, më 28 korrik, në “Varrezat e Dëshmorëve” në Prishtinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Qytetarët, miqtë e politikanët e kujtojnë Demaçin si mësues për mposhtjen e frikës
-
Ndryshim në agjendën zyrtare të ceremonisë së varrimit të veprimtarit, Adem Demaçi
-
Sot homazhe, nesër varrimi i Adem Demaçit me nderimet më të larta shtetërore në Varrezat e Dëshmorëve
-
Ceremonia shtetërore për varrimin e Adem Demaçit
-
Nisin homazhet për Konushevcin e Malajn