Në kuadër të shënimit të 19-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, sot janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Landovicë të Prizrenit.
Të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës, OVL e UÇK-së dhe qytetarë të cilët kanë nderuar dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë këtyre homazheve u vlerësua lart kontributi i të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës, për të cilët u tha se ishin ata që vendosen themelet e shtetit.
Ramadan Muja, kryetari i Komunës së Prizrenit, ka kujtuar luftën dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës.