Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka thënë se kallëzimi penal për vrasjen e zyrtarit policor në Zllatar është bërë në drejtim të dyshimit për veprën penale “Vrasje pa dashje” apo aksidentale.
I ftuar në Tempus të KTV-së, Hodaj ka thënë se ky rast është akoma në hetim, por në bazë të informatave që i kanë, deri më tani rezulton se vrasja ka ndodhur gjatë manipulimit me armë të njërit nga zyrtarët dhe aksidentalisht është shkrepur arma, me ç’rast ka rezultuar me vdekjen e njërit prej zyrtarëve.
“Janë arrestuar gjashtë punonjës apo zyrtarë policorë dhe është rekomanduar suspendimi i të gjithë punonjësve që kanë qenë pjesëmarrës, është arrestuar dorasi dhe pesë zyrtarë që kanë përdorur armët. Ky është një rast akoma në hetim e sipër, në bazë të informatave që kemi arritur t’i sigurojmë deri më tash rezulton që kjo ka qenë një ndejë private, vrasja ka ndodhur me gjasë të manipulimit me armë të njërit nga zyrtarët dhe aksidentalisht ka shkrepur arma dhe ka ardhur deri te vdekja e njërit prej zyrtarëve. Kallëzimi penal është bërë në drejtim të dyshimit për veprën penale vrasje pa dashje apo aksidentale. Ka raste kur zyrtarët policorë kanë tejkaluar autorizimet ose kanë përdorur pajisjet duke rënë ndesh me ligjin, kurdo që merren informacione të tilla ndërmerren veprime të shpejta”, ka thënë ai.
-
Vrasja aksidentale e policit, alarm për rishikim të rregulloreve për armët
-
Jepen detaje për vrasjen e policit mbrëmë në Zllatar të Prishtinës
-
Paraburgim të dyshuarit që vrau kolegun në Zllatar, arrest shtëpiak për pesë të tjerë
-
Varroset polici i vrarë në Zllatar
-
Sveçla për policin e vrarë: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë