Qeveria e re e Republikës se Kosovës e cila do të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit 2017, ndër prioritetet e saja të para duhet të ketë zgjidhjen e kontestit pronësor rreth pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, prona këto që po pretendon t’i marrë Manastiri i Deçanit, pas një procesi që është cilësuar jo i drejtë dhe anti-kushtetues.
Kështu thotë historiani dhe ish nënkryetari i LHK ‘Ali Hadri’ në Deçan, Shkodran Imeraj.
Sipas tij, Qeveria e re e Republikës se Kosovës, për të zgjidhur drejt këtë çështje, duhet që me një vendim të veçantë pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” të i shpallë pasuri kombëtare duke i menaxhuar Komuna e Deçani, pasi që kjo është zgjidhja më e mirë dhe më e pranueshme për të gjithë qytetarët e Komunës se Deçanit.
“Krahas zgjidhjes se kësaj çështje kontestuese në Deçan, Qeveria e re e Republikës se Kosovës, po ashtu duhet të nxjerrë një projekt ligj, të cilit me pas të procedoj për miratim në Kuvendin e ri të Republikës se Kosovës, me të cilin do të i shpallë të pa aplikueshëm dhe të pa zbatueshme në Kosovë të gjitha ligjet, vendimet dhe aktet e tjera nënligjore që ka ndërmarrë regjimi serb për Kosovën gjatë periudhës mars 1989 - qershor 1999”, thekson Imeraj
-
Nisma i kërkon Haradinajt të shpallë pasuri kombëtare ndërmarrjet “Apiko” e “Iliria” si dhe “Pishat e Deçanit”
-
Historianët e Deçanit, ultimatum Qeverisë për pronat e Manastirit të Deçanit
-
Vendimi për Manastirin e Deçanit, Imeraj: Me sot po hapet precedent i rrezikshëm për Kosovën
-
Qeveria s’deklarohet rreth insistimit të QUINT-it për pronat e Manastirit të Deçanit
-
Lidhja e Historianëve: Vendimi për Manastirin e Deçanit i vë në zbatim ligjet e Serbisë