Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Rahovecit në seancën e fundit të organit më të lartë vendimmarrës kanë miratuar rekomandimet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) lidhur me përmbajtjen e Statutit të Komunës, shkruan sot Koha Ditore.
Kësisoj një nen i këtij akti është plotësuar, derisa një tjetër është hequr në tërësi, në përputhje me vërejtjet që janë dhënë nga niveli qendror.
Kryesuesi i KK-së së Rahovecit, Nahit Elshani, ka konfirmuar pranimin e kërkesës nga MAPL-ja për rishqyrtim të Statutit të Komunës së Rahovecit dhe veprimin e organit më të lartë vendimmarës komunal në përputhje me rekomandimet e dhëna nga dikasteri qeveritar. (Tekstin e plotë sot në Koha Ditore).
Artikuj të ngjashëm
-
Krasniqi i VV-së thotë se nuk mund të organizohen zgjedhje të reja në veri pa Ligjin për referendum
-
Cakolli: Mund të krijohet referendum për largimin e kryetarëve të rinj në veri
-
Rrënohen 2 objekte pa leje në Rahovec
-
Prizreni zvarrit kërkesën e MAPL-së për ndërhyrje në rregulloren për taksa
-
Komuna e Rahovecit i ka filluar përgatitjet për festimin e Ditës së Pavarësisë