Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka folur për Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës përmes së cilës euroja bëhet valutë e vetme zyrtare në Kosovë.
Ai tha se qeveria amerikane ka shprehur qartë shqetësimet për këtë rregullore.
Hill tha se nuk dëshiron të hyjë në detaje se çfarë po ndodh aktualisht në Kosovë, por se duhet të ketë përmirësim të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Sipas tij, normalizimi duhet të arrihet.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje përmes dialogut për të normalizuar marrëdhëniet dhe do të shohim për pjesën tjetër”, ka thënë Hill për Tanjugin.
Artikuj të ngjashëm
-
Hovenier demanton Qeverinë: Çështja e dinarit ka ndikuar në partneritetin SHBA - Kosovë
-
SHBA-ja druan për tensione të reja në veri për shkak të ndalimit të dinarit
-
Hill: Vendimi i BQK-së për dinarin, një befasi e panevojshme
-
Murati: Normalizimi i raporteve me Serbinë, veç me njohje të ndërsjellë
-
Qeveria i përgjigjet Hillit: Normalizimi dhe njohja e ndërsjellë synimet tona