Arbëri

Hill flet për herën e parë kur e takoi Thaçin

Christopher Hill

Christofor Hill tha se Hashim Thaçin e takoi për herë të parë në Dragobil. Sipas tij, ai udhëhiqte tre persona. Megjithatë, tek iu përgjigj pyetjeve të avokatit të Thaçit, Luka Mishetiq, Hill tha se Thaçi nuk iu duk si njeriu që drejtonte UÇK-në.

"Ai fliste butë në mënyrë të mendueshme dhe mu krijua përshtypja se ai përputhej më shumë se përputhej me ndonjë mjedis universitar sesa ndonjë mjedis ushtarak. Ai ishte një prej tre personave që erdhën...por nuk mu krijua përshtypja se ai ishte një person që kishte nën kontroll këtë organizatë të madhe”, tha Hill.

Në këtë takim sipas tij, ai e ia prezantoi një plan për zgjidhje politike për autonomi, por se nuk iu duk se mund të merrte përgjigje për këtë plan pasi atë ia prezantoi Thaçit dhe pjesëtarëve të UÇK-së që ishin prezentë.

“Nuk e vras mendjen unë se çfarë mendoni ju për Rugovën pasi një ditë kur të keni demokraci do ta keni kënaqësinë të votoni kundër tij”, tha Hill.

Tha se Slobodan Millosheviqi kishte shprehur shqetësim pse ai takohej me UÇK-në. Hill tha se nga askush nuk ka marrë kurrë ndonjë informatë që Thaçi ka marrë pjesë personalisht në krime lufte, siç pretendonte Millosheviqi e as nga Rugova. Shumica e viktimave të vrasjes të përfshira të aktakuzën e ZPS-së ndaj Thaçit, Selimit, Veselit e Krasniqit janë aktivistë të LDK-së.

Lexo përditësimet tjera
Christoper Hill

Hill: Në fillim u përpoqëm të ndërtonim një plan që t’i kthehej autonomia Kosovës

Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se në çështjen e Kosovës, ishte angazhuar...