Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, që mbulon rajonin e Prizrenit, ka bërë të ditur se nga muaji i ardhshëm do të nisë zbatimin e masave ndëshkuese ndaj borxhlinjve.
Madje, zyrtarët e kësaj kompanie kanë bërë të ditur se konsumatorët që kanë më shumë se katër fatura të papaguara për shërbimet e “Hidroregjionit Jugor” do të përballen me shkyçje individuale, sikurse edhe dërgimin e lëndëve në procedurën përmbarimore, shkruan sot “Koha Ditore”.
“KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ njofton të gjithë konsumatorët, të cilët furnizohen nga shërbimet e ujësjellësit, se nga muaji mars 2019 jemi të detyruar për të aplikuar masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit. Konsumatorët, të cilët kanë më shumë se katër fatura të papaguara ndaj shërbimeve tona do të përballen me shkyçje individuale”, ka thënë zëdhënësja e kësaj kompanie, Nderona Kurtaj.
Sipas të dhënave zyrtare të kësaj kompanie borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU “Hidroregjioni Jugor” është mbi 8 milionë euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
“Hidroregjioni Jugor” në aksion ndaj konsumatorëve borxhlinj në Prizren
-
Ujësjellësi i Mitrovicës nis shkyçjen masive të konsumatorëve me borxhe
-
Afro 7 milionë euro borxhe, nis shkyçja e bizneseve nga ujësjellësi
-
Shpërblehen 50 konsumatorët e përgjegjshëm nga “Hidroregjioni Jugor”
-
“Hidroregjioni Jugor” kërkon shlyerjen e borxheve nga konsumatorët e katër komunave