Si formë për t’i stimuluar borxhlinjtë t’i kryejnë obligimet e tyre, Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" konsumatorëve po u ofron mundësinë e kontraktimit të tyre me një pagesë fillestare prej 10%.
Kjo pasi që vlera e borxheve të konsumatorëve ka mbërritur në 12 milionë euro, raporton KOHA.
E një formë të tillë e kanë zgjedhur disa konsumatorë që të mund t’i takosh në sportelet e kësaj kompanie.
"Kena lidhë marrëveshje. Marrëveshjen e kam për 1 vit apo 2 vjet nuk e di, për me pagua krejt borxhin që e kam”, ka thënë Dashnor Gashi, qytetar.
Menaxheri i Departamentit Rajonal për Konsumatorë në “Hidroregjionin Jugor”, Hysni Ahmeti, ka apeluar te konsumatorët që t’i kryejnë obligimet në mënyrë që të vazhdojnë marrjen e shërbimeve.
“Me këtë borxh enorm që e kanë konsumatorët ndaj kompanisë, punët dhe aktivitetet e kompanisë në furnizimin e përditshëm me ujin e pijes, në të shumtën e rasteve si pasojë e mosefikasitetit financiar, edhe po kemi probleme me riparime e ndërrime të gypave", ka thënë Ahmeti.
Edhe
KRU "Gjakova" kërkon borxhet mbi 10 milionë euro, kërcënon edhe me përmbarues
Opsioni tjetër, sipas Ahmetit, është që lëndët të dërgohen në përmbarim, ku kompania ka kapacitet t’i dërgoj 500 deri në 1,000 raste në muaj.
KRU Hidroregjioni Jugor ofron shërbime të ujësjellësit për komunat: Prizren, Malishevë, Suharekë dhe Dragash.
-
Shpërblehen 50 konsumatorët e përgjegjshëm nga “Hidroregjioni Jugor”
-
Ujësjellësi i Mitrovicës nis shkyçjen masive të konsumatorëve me borxhe
-
Borxhi ndaj KRU “Prishtina” kalon 45 milionë euro, paralajmërohen shkyçje dhe përmbarim
-
“KRU Prishtina” thotë se konsumatorët ia kanë mbi 45 milionë euro borxh që nga paslufta