Gjykata Themelore e Prizrenit ka konstatuar si të tërhequr padinë e Lëvizjes Vetëvendosje për shpifje ndaj kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.
Këtë përfundim shkalla e parë e gjyqësorit e ka nxjerrë për shkak se padia në fjalë nuk është plotësuar prej paditësit brenda afatit të caktuar nga Gjykata Themelore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Përderisa Totaj ka shprehur qëndrimin se padia e LVV-së ka qenë e paqëndrueshme në mungesë të argumenteve, nga ana tjetër kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pohuar se afati për plotësimin e padisë ka qenë i shkurtër dhe se ka skaduar për shkak të njoftimit të vonuar.
LVV-ja e pati paditur Totajn për shpifje e fyerje të personalitetit përkatësisht përkatësisë kombëtare të Haskukës, gjatë fushatës parazgjedhore të vitit të kaluar.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Afërdita Kicaj, ka pohuar se padia e LVV-së ndaj Shaqir Totajt, kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit, ka qenë për kompensimin e dëmit moral për shpifje dhe fyerje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Totaj për përfshirjen e Hasanit në listë: Hamza s’e respektoi atë që e kërkoi vetë
-
Totaj: Në listën e PDK-së janë përfshirë kandidatë që u komprometuan më 28 dhjetor
-
Shaqir Totaj: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar dhe investuar me vite
-
Totaj për manipulimin e votave në Prizren: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar
-
PDK-ja e shpall fitoren në Prizren