Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

VV ngre kallëzim penal ndaj kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit

Vetëvendosje ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prizren kallëzimin penal kundër kandidatit për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj.

Kjo, sipas Vetëvendosjes, është bërë për shkak të “gjuhës me urrejtje të përdorur në fushatë nga Totaj”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hapi për kallëzim penal ndaj Totajt nga Vetëvendosje vjen pasi në internet u publikua një video në të cilën Totaj kishte thënë se “Prizrenin nuk mund t’ua lë në duar njerëzve që s’dinë të flasin shqip”.

Vetëvendosje në zgjedhjet e 22 tetorit në Prizren kandidon me Mytaher Haskukën.

Ky është njoftimi i VV-së:

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Prizren sot ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prizren kallëzimin penal kundër kandidatit për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj. Kallëzimi penal është bërë për gjuhën e përdorur gjatë fushatës duke nxitur urrejtje dhe përçarje. Në të të njëjtën kohë Lëvizja Vetëvendosje! ka inicuar kallëzim penal edhe për fyerje dhe shpifje.

Kandidati i PDK-së ka keqpërdorë lirinë e shprehjes dhe e ka përçmuar komunitetin turk për përfitime elektorale. Fushata elektorale është degraduar në debatin në përkrahje fisnore. Ne e kuptojmë panikun e humbjes të cilën është përfshirë PDK-ja, mirëpo si qytetarë të Republikës së Kosovës dhe si pjesëmarrës në garën zgjedhore, nuk mund ta tolerojmë një gjuhë të tillë të përçarjes, të urrejtjes dhe të shpifjes e cila ndodh nga kandidati i PDK-së.

Ne e ftojmë Shaqir Totajn, pasi është i ri në politikë, që ta marrë me lehtësi garën zgjedhore. Le ta kuptojë që edhe jashtë politikës ka jetë dhe me veprimet e tij të pamatura dhe histerike të mos e lëndojë, edhe ashtu të brishtë, demokracinë e Komunës së Prizrenit dhe në përgjithësi të Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! fton subjektet politike që t’u përmbahen rregullave zgjedhore, që t’u përmbahen parimeve të garës së drejtë dhe ta ulin tensionit sepse një gjë e tillë nuk do t’i kontribuojë as ndyshimit dhe as demokracisë.