Beograd, 27 gusht - Prokuroria e Lartë Publike e Beogradit ka hedhur poshtë ankimimin e politikanes nga Kosova, Rada Trajkoviq ndaj vendimit të Prokurorisë së Tretë Themelore Publike të Beogradit me të cilin hidhej poshtë kallëzimi penal i saj kundër Aleksandar Vuçiqit dhe Marko Gjuriqit për shkak të rrezikimit të sigurisë së saj, i ka thënë FoNet-it, avokati i saj Vlladimir Gajiq, transmeton Koha.net.
Siç citohet të ketë thënë avokati Gajiq, prokuroria konsideron se presidenti i Serbisë Vuçiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, nuk e kanë rrezikuar sigurinë e saj kur e kanë akuzuar publikisht se ajo është fajtore ekskluzive për shkak se të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit po hetohen duke u mbajtur në paraburgim në Prishtinë.
Sipas avokatit, kundërthënia e një vendimi të tillë të prokurorisë shihet në radhë të parë në faktin se policia serbe menjëherë pas paraqitjes publike të Vuçiqit dhe Gjuriqit bëri vlerësimin e sigurisë së Rada Trajkoviqit dhe gjeti se siguria e saj personale është e kërcënuar në masën sa që i është propozuar një mbrojtje e caktuar personale nga pjesëtarët e policisë.
"Me këtë vendim të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd procedura në këtë moment është mbyllur, përkatësisht tani nuk kemi më në dispozicion mjete juridike kundër vendimit të prokurorisë", transmeton Koha.net.
-
Hidhet poshtë akuza e Rada Trajkoviqit kundër Vuçiqit e Gjuriqit
-
Trajkoviqi kallëzim penal ndaj Vuçiqit e Gjuriqit
-
Prokuroria Speciale interviston Trajkoviqin për rastin e Ivanoviqit
-
Trajkoviq: Po përgatitet arrestimi i Radoiçiqit, Beogradi ka kërkuar material nga Kosova për Banjskën
-
Stojkoviq: Vuçiqi s’do ta arrestojë Radoiçiqin, avokatin e tij e dërgoi si vëzhgues në zgjedhje në Rusi