Qeveria e Kosovës ka shpallur organizatën “Hezbollah” organizatë terroriste në territorin e Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe pjesëmarrjes aktive në aleancat ndërkombëtare të luftimit të grupeve terroriste, ka miratuar vendimin që Organizatën Globale Terroriste “Hezbollah” krahun e saj politik dhe ushtarak, ta shpallë organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Me vendim obligohen organet e sigurisë në Kosovë që të ndërmarrin masat e nevojshme për zbatimin e vendimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërkohet hartimi i listës së organizatave të rrezikshme për vendin
-
SHBA vlerëson përcaktimin e Kosovës ndaj Hezbollahut
-
Pompeo iu bën thirrje vendeve tjera që të ndjekin shembullin e Kosovës për Hezbollahun
-
Komiteti Amerikano-Hebraik falënderon Kosovën për listim të Hezbollahut në organizatë terroriste
-
Organizata terroriste “Severna Brigada” kanos me jetë zyrtarët institucionalë në Zubin-Potok