Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ia ka mësyrë të lobojë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian duke kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë do ta bëjë duke pasur me vete edhe deputetë që rrallë u është dëgjuar zëri në institucionin ligjvënës, shkruan sot Koha Ditore.
Teuta Rugova, ndryshe prej përcaktimit të grupit parlamentar të cilit i takon zyrtarisht, është bërë pjesë e turit për lobim, i cili nis me vizitën bërë Austrisë. Deputetja e LDK-së kishte dalë kundër grupit parlamentar edhe me rastin e votimit të qeverisë Haradinaj, duke ia dhënë votën.
Përveç Teuta Rugovës, në vizitë zyrtare në Austri, kryeparlamentari Veseli do të shoqërohet nga Glauk Konjufca (Vetëvendosje), Aida Dërguti (PSD), Evgjeni Thaçi - Dragusha (PDK), Time Kadrijaj (AAK), Adem Hodza (Lista Serbe) dhe Fikrim Damka (6+).
Por Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se kjo nismë ngre shumë pikëpyetje.
“Në parim, lobimi tek shtetet anëtare të BE-së është më se i nevojshëm kur vjen puna tek votimi për heqjen e vizave për zonën Schengen për qytetarët e Kosovës, sepse është pikërisht Këshilli i Ministrave që do ta thotë fjalën e fundit në këtë proces. Pra në përgjithësi, lobimi do të duhej të ishte shumë intensiv dhe sistematik”, ka thënë Murati...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Terras: Kurti të tregojë vizion shtetëror për të ndërtuar një koalicion funksional
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Kosova do të kërkojë në Tivat trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit
-
Kurti kërkon statusin e kandidatit në takim me Costan: Kosova e rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së