Shqipëria u godit herët në mëngjes nga një tërmet i fuqishëm me magnitute 6.4 ballë të Rihterit. Qyteti bregdetar i Durrësit u godit më rëndë. Tashmë janë raportuar disa vdekje dhe shumë të lënduar. Tërmeti u ndje edhe në vendet fqinje.
Organizata mbarëbotërore e ndihmës “Help - Hilfe Zur Selbsthilfe” është aktive në Evropën Juglindore për afro 20 vjet dhe tani po ofron ndihmë për viktimat ne Shqipëri.
“Fondi rajonal i ndihmës emergjente që arrin 10,000 euro do të përdoret për shpërndarjen e batanijeve dhe çantave (thasëve) të gjumit. Supozojmë se shumë njerëz do të duhet të kalojnë netët e ardhshme nën qiellin e hapur. Ekipi ynë nga Kosova e njeh rajonin dhe udhëheq misionin”, thotë Timo Stegelmann, Zëvendës Drejtor Menaxhues dhe Menaxher Rajonal për Evropën Juglindore.
“Help” është tashmë aktive në Bosnje, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi në fushën e përkrahjes socio-ekonomike. Një shtrirje e qasjes ndaj Shqipërisë është planifikuar për vitin 2020. Një rrjet partneresh është tashmë i disponueshëm dhe në koordinim me autoritetet lokale, si dhe me organet koordinuese në nivel kombëtar, Help - Hilfe zur Selbsthilfe Misioni në Kosovë do të sigurojë ndihmë urgjente, megjithatë ndërsa ekipi është në terren do të shohim edhe mundësitë për të ndihmuar më tej në këtë situatë të rëndë.
“Help - Hilfe zur Selbsthilfe Misioni në Kosovë do të koordinojë misionin e vet me autoritetet vendore në Durrës, si dhe autoritetet kombëtare të Shqipërisë, në mënyrë që të mos mbivendosen aktivitetet e urgjencës”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.