Helikopterë policorë kanë fluturuar mbi Tetovë sot pak pas orës 12. Banorë të Tetovës janë lajmëruar te Gazeta Lajm, duke u shprehur të shqetësuar, për shkak se, siç thonë, fluturimet e helikopterëve kanë qenë të ulëta si rrallë herë më parë.
“Po na provokojnë”, kanë thënë disa banorë, që janë paraqitur në redaksinë tonë. “Duan të na frikojnë”, kanë shuar ata.
Në Maqedoni ende mbretëron situatë e tensionuar pas ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit në Kuvend, si dhe frikë se ngjarje të ngjashme mund të ndodhin edhe gjatë formimit të Qeverisë së re. Nga policia ende nuk ka sqarim për shkaqet e këtyre fluturimeve të ulëta të helikopterëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Helikopter mbi fshatin Sllupçan të Likovës
-
Hoxha: Dronë të dyshuar nga Serbia kanë fluturuar në veri, Policia në koordinim me KFOR-in
-
Petkoviqi ankohet se Policia e Kosovës sërish përdori forcë të tepruar ndaj serbëve
-
Numër i vogël i qytetarëve para komunës së Leposaviqit, një ditë pas tensioneve
-
Situatë e qetë në veri, Policia thotë se s’ka incidente