Banorët e fshatit Sllupçan të komunës së Likovës, në Maqedoni, thonë se janë shqetësuar sot rreth orës 11 nga fluturimi i një helikopteri policor. Ata thonë se helikopter mbi fshatin e tyre nuk është vërejtur tani disa vite me radhë dhe duke pasur parasysh zhvillimet në Parlamentin e Maqedonisë, dyshojnë se bëhet fjalë për provokim. Ata kanë dërguar edhe një video në redaksinë tonë.
“Gjatë kohë nuk kanë fluturuar helikopterët mbi fshatin tonë. Kur dërgojnë diçka në pikën kufitare fluturojnë mbi male, larg fshatit. Nuk e di pse tani fluturojnë mbi fshat”, tha për Gazetën Lajm një banor i Sllupçanit, i cili mendon se policia po tenton të bëjë provokime në rajonet ku në vitin 2001 ka pasur luftime. MPB nuk ka sqarim zyrtar lidhur me këtë rast.
-
Helikopterët fluturojnë mbi shtëpitë në Tetovë, ç’po ndodh?
-
Dron i dyshimtë mbi pyll në Muçibabë, policia e konfiskon dhe nis hetimet
-
Hoxha: Dronë të dyshuar nga Serbia kanë fluturuar në veri, Policia në koordinim me KFOR-in
-
Mjet shpërthyes në Petrovë, FSK e KFOR-i në vendngjarje
-
Policia has në malet e Leposaviqit një burrë me pushkë, i gjenden edhe pajisje ushtarake