Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar pas seancës për votim të presidentit se “nuk ka shpëtim, veç vonim”, duke mos dhënë ndonjë sqarim shtesë rreth këtij deklarimi.
Këtë e ka shkruar pak momente pasi Kuvendi ka pezulluar punimet për zgjedhjen e presidentit të vendit, pasi nuk janë arritur 80 votat e duhura për kalim të rundit të parë.
Haziri më parë ishte shprehur pro votimit të Vjosa Osmanit për presidente.
“LDK gjithmonë në kulturën e saj do të vazhdojë të kultivojë stabilitetin politikë. Kosova ka nevojë për stabilitet politikë, sikurse ne për oksigjen. Por natyrisht rolin tonë do të mundohem ta qartësojmë pas 15 marsit”, kishte deklaruar ditë më parë ai.
Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj janë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk morën pjesë në votimin e sotëm për zgjedhjen e presidentit të vendit. Veliu është shprehur publikisht para mediave se nuk do e votojë Vjosa Osmanin për presidente.
LEXO EDHE: Kusari-Lila për deputetët e LDK-së që nuk votuan: Qasja e tyre në kundërshtim me deklarimet
-
Haziri për bashkëpunimin me LVV-në: S’kemi pranuar ftesë por duhet stabilitet institucional
-
Haziri: S’nxirret vendi nga kriza, nëse partia e parë s’e zhvillon instinktin e bashkëpunimit
-
Përçarjet në LDK e nxjerrin jashtë lojës Osmanin si kandidate për president
-
Sqarohet Haziri, thotë se Osmani mbetet i vetmi propozim i LDK-së për president
-
Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president