Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj kritikave dhe këshillave që, sipas tij, i drejtohen kësaj partie, duke thënë se LDK i takon anëtarësisë dhe jo funksionarëve.
Haziri edhe dje ka thënë se kjo parti u takon idealistëve dhe se idealistët janë anëtarësia, duke theksuar se është koha që "LDK-ja t’u kthehet idealistëve, anëtarësisë".
Ai ka thënë se LDK-në "nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje" e se rikthimi i saj ndodh përmes një marrëveshjeje të madhe politike.
"Periudha post-independente dhe post-Rugoviste, veç një gjë e ka konfirmu: që pa LDK-në nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje. Stabiliteti e normalizimi i Republikës kalon përmes zyrave të LDK-së! Ia kemi borxh anëtarësisë dhe të ardhmes së Republikës. Koha më ka dhënë të drejtë që rikthimi i madh i LDK-së ndodh nga lart-poshtë, me marrëveshje të madhe politike, pa e dëmtu demokracinë e brendshme".
Sipas tij, LDK-ja mund të përballet me kërkesat e Republikës përmes debatit të brendshëm, marrëveshjeve politike dhe demokracisë së brendshme.
“I duroj e mundohem me i kuptu krejt ata që merren me LDK-në duke na këshillu e mësu se qysh duhet me u sjell, çka duhet e çka nuk duhet të bëjmë. Bile edhe ata që shpesh ju referohen autoriteteve si ‘patericë’, ‘harrën’ e çka jo tjetër. E di saktë për kend e bëjnë e për çfarë agjendash”, ka shkruar Haziri.
Edhe
Haziri: LDK-ja u takon idealistëve e idealistët e saj janë anëtarësia, jo funksionarët