Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po punon me agjendë të fshehtë, ndërsa e ka kritikuar Qeverinë se e ka lëshuar një rast të artë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ai ka shtuar se draftstatuti evropian është i papranueshëm për Kosovën.
“Qeveria e Kosovës nuk e ka punuar, e ka pasur mundësinë e artë është pritë dy vjet, vitin e parë e ka injoruar si prioritet, dy vjet tjera është marrë në mënyrë aktive. Por, nuk e ka punu dokumentin, e ka leju që një dorë e tretë ta punojë dokumentin, ajo dorë e tretë e ka punu me porosi politike. Qeveria e Kosovës, kryeministri Kurti ka agjendë të fshehur”, ka thënë ai.
Haziri ka theksuar se është e gabueshme “zhurma politike me pozicionime të kundërta” për çështjen e Asociacionit,
“Qeveria e Kosovës e ka luajtur rolin e fajtorit. Me sjellë një pozitë me besim se dokumenti ekziston, ne kërkojmë nënshkrimin formal, ata e refuzojnë, dokumenti bie. Por, nuk kanë ditë skenarin e ndërmjetësit ndërkombëtar që thotë ky është versioni i fundit”.
Edhe
Haziri: Kurti është dorëzuar politikisht
Ka deklaruar se Qeveria duhej të bashkëpunonte me opozitën për këtë temë.
“Nuk ka dialog të brendshëm, nuk ka dialog me opozitën për këtë çështje. Dhe ky proces është shumë i rëndë për një parti dhe një qeveri ta kryejë vetë. Nuk mundet. Mundet me dështu, por Qeveria nuk ka as dialog social, as me shoqëri civile”.
E sa i përket Serbisë, Haziri ka thënë se ajo i ka mbyllë pritjet e Bashkimit Evropian me dy hapa që i ka ndërmarrë së fundmi, e se topi tash i takon Kosovës.
“Serbia i ka mbyllë pritjet e BE-së me këto dy hapa, nënshkrimi marrëveshjes për energji dhe pranimi i tabelave të automjeteve ka qenë obligim i Serbisë që të realizohet. Gjithçka është tash në Republikën tonë. Kurti e ka obligim me i zbatu obligimet nga marrëveshja e Brukselit, nga këshilli i ministrave në Moldavi dhe draftstatuti që është dokument i hapur në fazën e komentimeve është detyra kryesore e Qeverisë së Kosovës”, ka theksuar ai.
Haziri: Kurti është autor i ndarjes së brendshme
Nënkrytari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se marrëveshja që kryeministri ka arritur në qeverisjen e tij me palën serbe është më e keqja ndonjëherë.
“Ajo që ne e kemi mbërri është e implementueshme para 12 vjetëve, por tash po zbatohet. Edhe energjia është bë para 12 vjetëve, por po zbatohet. Edhe marrëveshja e 2013-s po filloj të zbatohet. Marrëveshja e vitit 2023 dyshoj se mund të zbatohet sepse marrëveshja Kurti-Vuçiqi është më e keqja në raport me Serbinë. Por, është në shpatullat e kësaj Qeverie”, ka thënë ai.
Edhe
Haziri: Kurti s’mund t’i ikë Asociacionit me zgjedhje
Haziri ka shtuar se Kurti është autori i ndarjes së brendshme.
“Populli ynë është helmuar me terme si Republika Srpska, por është nga Vetëvendosja. Protesta, kundërshti, rezistencë, dhe gjysma e Kosovës është veri, nuk është vetëm katër komuna. Frika është në Prishtinë e jo në Mitrovicë për ndarjen e brendshme. Kurti është autor i ndarjes së brendshme në Kosovë. Në emër të krejt asaj që ka bë, po del që gjithçka që ka thënë nuk e ka bë, gjithçka që nuk e ka thënë po e bën tash”.