Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë publik në orët e vona një vendim që thotë se e ka marrë para pak çastesh.
Përmes profilit të tij në Facebook, kreu i Gjilanit ka thënë se ka anuluar një konkurs të Drejtorisë së Arsimit në Komunën që ai i prinë. Thotë ta ketë bërë për shkak të tejkalimeve të autorizimeve.
“Sapo e anulova një konkurs të Drejtorisë së Arsimit, për shkak të tejkalimit të autorizimeve zyrtare e konfliktit të interesit dhe autorizova rishpalljen e tij. Toleranca do të jetë zero sa i përket shkeljes së ligjeve në fuqi”, ka thënë Haziri, përcjell Koha.net. “Ky vendim nuk i pengon në asnjë mënyrë parapërgatitjet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë në shkollat e Gjilanit dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor. Përkundrazi, jemi të vendosur në realizimin e objektivave të mëdha për arsimin në Gjilan”, ka shkruar më tej ai.

-
Drejtoresha e Arsimit në Gjilan lirohet nga pozita, shkak një konkurs për rekrutim të mësimdhënësve
-
Dërgohen në komision disiplinor pesë zyrtarë që dyshohet se manipuluan me listat e konkursit në Arsim
-
Kryetari i Gjilanit, Haziri, kërkon nga ministri Rakiq të tërhiqet nga vendimi për anulimin e granteve
-
Haziri: S’kemi përvojë e as kapacitete teknologjike për të ndërtuar arsim online në Kosovë
-
Haziri premton se nuk do të lejojë politizimin e projekteve komunale për zgjedhje