Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haziri del negativ ndaj koronavirusit

Foto: Lutfi Haziri / Facebook

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar të ketë dalë negativ në testin për koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, Hazii tha se testit për Covid-19 i është nënshtruar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka falënderuar për solidaritetin e treguar nga “mijëra njerëz të mirë, që jetojnë në Kosovë dhe kudo në botë”.

“Ju lutem, jetoni normalisht, pa duarshtrëngim, por përshëndetuni me zemër. Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë”, ka thënë Haziri.

Mëngjesin e sotëm, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njoftoi të jetë vetizoluar, pasi javën e kaluar ka qenë në të njëjtin ambient me një të prekur me koronavirusin COVID-19.